Plagosja në Korçë, 37-vjeçari u qëllua nga një ish-polic, dy të arrestuar për ngjarjen

Kronike Kryesore shtojca

 

Daniel Morava, 43 vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në Korçë janë dy personat e arrestuar për plagosjen e 38 vjeçarit Erion Hoxhallari pasditen e djeshme.

Autori i plagosjes, Gazment Agolli eshte ish-punonjes policie. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, ku shtetasi Gazmend Agolli pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë Erion Hoxhallarin duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava.

Po gjatë veprimeve hetimore të kryera, policia arrestoi edhe 37 vjeçarin Hoxhallari që mbeti i plagosur pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” lidhur me këtë ngjarje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 76, 22, 278 e 300 të Kodit Penal. Ora News

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *