Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Plagosje me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.

Burime për Ora News theksojnë se i plagosuri është qëlluar disa herë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve“.

Duhet theksuar se, prej disa ditësh vendi është përfshirë nga një valë ngjarjesh kriminale që kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Trinomi Tiranë-Elbasan-Durrës ka qenë epiqendra e vrasjeve, plagosjeve dhe atentateve me eksploziv gjatë javës që po lemë pas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *