Planet për fundjavë, ja parashikimi motit dhe rreziku i reshjeve

Kryesore Lajme Sociale

Fundjava pritet te karakterizohet me reshje te dobeta ne disa zona. IGJEUM ka publikuar parashikimin e motit per diten e sotme dhe te nesermen. Sipas ketij instituti pritet qe te kete edhe ulje temperaturash ne disa zona ja parashikimi i meposhtem i IGJEUM.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Korçë pritet nivel “I MODERUAR” rreziku, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve pritet nivel “I ULËT” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Rreziku më i lartë pritet të jetë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 29 °C
në vendet e ulëta: 16 / 29 °C
në vendet malore: 10 / 24 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *