Plazh në Dhërmi, Jal apo Himarë? Në lumin e Shalës po bëhet nami

Kryesore Lifestyle

Me qindra vajza dhe djem të zgjuar nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Kosova dhe vise të tjera janë duke bërë plazh dhe po relaksohen vertëtë në mes të Alpeve, atje ku buron një lum fantastik që quhet Shala.

Dhe ashtu si emri i lezetshëm i këtij lumi, janë edhe vajzat e bukura që kanë zgjedhur të freskohen këto ditë të nxehta në ujin e tij të akullt.

Barkat me motor që nuk pushojnë gjatë gjithë ditës, zbarkojnë aty në disa plazhe të vogla që ngjajnë me ato të Tailandës a Vietnamit, turistë të ndryshëm, që argëtohen dhe mrekullohen nga bukuritë e rralla të këtij vendi.

Fotogaleria që “Mapo.al” sjell për ju me ndihmën e “Eko Mendje” mund të ishte edhe më e gjatë se kaq, por ne po ju tregojmë sot vetëm një pjesë të asaj çka ndodh çdo ditë në një cep të liqenit të Komanit, në lumin fantastik dhe përrallor të Shalës, ku vajzat lahen me bikini në ujin e akullt të bjeshkëve të Shalës e Shoshit./Mapo.al/ Fotot nga ‘Eko Mendje’/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *