“Po, ai është…”/ Arbana Osmani me një mesazh të ëmbël për partnerin

Kulturë Showbiz

Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, postoi foto të reja, ku zbuloi ‘look’-un me të cilin do të shfaqet për disa javë në ekran.

Menjëherë pas këtij momenti, fansat kanë lënë një sërë komentesh, duke e komplimentuar për zgjedhjen e saj. Një prej komenteve më të spikatur ka qenë ai, ku një prej ndjekësve i ka vënë në dukje faktin se Eduarti e nxjerr gjithmonë shumë bukur në foto.

“Nuk kam parë fotograf që të të japë këtë shkëlqim të fytyrës përveç @eduartgrishaj. Mbaje gjithmonë afër. Ti Arbana je rreze që shkëlqen kudo dhe kurdo”, ishte komenti i një prej ndjekësve, të cilit Arbana vendosi t’i përgjigjet.

“Po, ai është më i miri”, ka shkruar Osmani më poshtë, duke pohuar se Grishaj është një fotograf mjaft i talentuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *