Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!

Politikë Slider kryesore

Nga Denis Dyrnjaja

 

Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në vijimësi, promovoi dhe vazhdon të theksojë, me një gjuhë gati diskriminuese ndaj burrave, idenë e angazhimit të grave në administrim dhe në politikë.

Madje idea basardoi deri në humorin se edhe çertifikatat e pronësisë për legalizimet, kur i shpërndante, dëshironte t’ua jepte grave, pasi burrat, sipas tij, janë një lloj qenieje me probleme brenda familjes dhe shoqërisë.

A ka burra të tillë? Sa të duash! A janë të gjithë të tillë? Absolitisht jo! Po pse atëherë Kryeministri sa vjen e shton dozën se gratë janë për punë e burrat jo. Gratë janë më të afta e burrat jo. Pse kjo frymë ndasie që në çdo rast në njërin krah krijon diskriminim.

Besoj se nuk ka ndonjë grua që mendon se duhet promovuar një grua e paaftë vetëm për shkak se është grua. Ndaj kjo teza seksiste e Ramës është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri.

Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, Kryeministri t’ja lëre detyrën një gruaje. Ky vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi, që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural.

Me atë rast do të zgjidhej dhe kjo “kriza e tjerrë” politike e pambarimtë që buron prej burrash- sipas tezës së Ramës.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *