Po vjen fundi. IGJEUM parashikon: Nesër do ketë tërmete dhe zjarre

Kryesore shtojca Sociale

 

Po vjen apokalipsi. Pas tërmeteve të ditës së sotme, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikon se dita e nesërme do të shoqërohet me një sërë fatkeqësish natyrore. Në faqen e saj zyrtare në facebook, IGJEUM gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme për shkak të temperaturave të larta do të ketë zjarre në disa zona të vendit, si në Tiranë, Fier, Shkodër, Elbasan Berat, Vlorë, Gjirokastër, etje.

Më poshtë njoftimi i plotë i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

————————–

Sot pasdite (e mërkurë, dt.04) dhe nesër (e enjte, dt.05), pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Fier, Tiranë dhe rrezik “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht qarqet Shkodër (Perëndim), Kukës (Lindje), Durrës (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Jug), Korçë (Lindje), Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditёs sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO

———————————

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.04) dhe nesër (e enjte, dt.05), priten, në përgjithësi, reshje “tё dobёta” nё qarkun Kukёs dhe lokalisht tё dobёta nё qarkun Shkodёr (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Këto reshje janë të mundshme në zonat malore kryesisht pasditeve dhe/apo mbrëmjeve. Reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 29 °C në vendet e ulëta: 21 / 32 °C në vendet malore: 15 / 28 °C

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *