Polemika në dasmën mbretërore, Meghan Markle nuk fton motrën dhe vëllain

Kulturë Lifestyle

Gjurma 7 maj 2018

Pak ditë para dasmës së vitit mes princit Harry dhe Meghan Markle, që do të zhvillohet më 19 maj të këtij viti, vazhdojnë të përbëjnë lajm marrëdhëniet “torturuese” mes aktores dhe familjarëve të saj, konkretisht marrëdhëniet me gjysmë motrën dhe gjysëm vëllain, shkruan tgcom.it

“Mos u marto me të, nuk është gruaja e duhur për ty!”, i ka shkruar gjysëm vëllai i Meghan kunatit të ardhshëm në një letër drejtuar atij.

Ndërsa pak muaj më parë ishte gjysëm motra Samanta Grant, edhe ajo jashtë listës së të ftuarve, e cila “shfryu” publikisht për Meghan duke thënë: “Është një ambicioze që do të ngjitet në nivele të larta të shoqërisë”.

Siç bëhet e ditur kohët e fundit, të vetmit anëtarë të familjes Markle të ftuar në event janë babai i aktores Thomas dhe mamaja Doria Ragland.

Mesa thashethemeve është përmendur edhe muaji i mjaltit që, edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, flitet se do bëhet në Afrikë dhe konkretisht në Namibi, në Hoanib Valley Camp, resort ky që mban vulën “ekskluziv”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *