Polica me kundragaz/ Aleanca dhe opozita sërish në shesh, peticion: Teatrin e duam aty ku ishte dhe siç ishte

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon sot me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Njësoj si të hënën, protesta zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme. Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët.

Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.

Ka filluar protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në sheshin tek ministria e Brendshme, e cila është edhe shumë pranë ish teatrit Kombëtar që u prish para pak ditësh.

Kjo është protesta e dytë që zhvillon aleanca për mbrojtjen e teatrit, ku e para ishte ditën e hënë.

Sot po firmoset edhe një peticion për të rindërtuar teatrin siç ka qenë.

Bëhet me dije se për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë mbi 300 policë, teksa ata janë parë me maska kundragaz.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *