Policët e liruar në prostestë: Të largohet Xhafaj!

Kryesore Lajme Politikë

Punonjësit e Policisë të liruar padrejtësisht nga detyra kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme kundër kapjes së këtij institucioni nga krimi.

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013 deklaroi për mediat se “arsyeja pse ne jemi mbledhur para kësaj ministrie është e paparë në histori: institucioni po drejtohet prej 5 vjetësh, nga dy ministra, z. Tahiri dhe z. Xhafaj – njeri nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE-së dhe krim të organizuar, kurse tjetri ka vëllanë e tij të dënuar për krim të organizuar.

Po ashtu ne protestojmëpër kolegët tanë të liruar padrejtësisht nga puna teksa krimi i organizuar ka arritur të bëjë emërime në Policinë e Shtetit.

Duke iu referuar akteve që janë prodhuar nga organizmat që mbikëqyrin punën e Policisë së Brendshme, shikojmë me shqetësim se Shqipëria konsiderohet si vendi kryesor i prodhimit të kanabisit dhe vendi kryesor korridor që dërgon drogën në vendet e BE-së,” theksoi Hajdari.\

Ata kërkuan që para se të nisë Vettingu i policisë më parë ky proces të realizohet mbi vetë ministrin Xhafaj dhe familjarët e tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *