Policia arreston 30 veta, mes tyre ish-kryetarët e zyrtarët të bashkisë Vorë, komunës Kashar e Farkë

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Zyrtarë, ish-zyrtare dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni policor.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar rreth 30 persona, ndërsa ka urdhër ndalimi për 23 të tjerë.

Ora NEWS raporton se mes të ndaluarve janë edhe Luan Beta ish shef i Urbanistikës në bashkinë e Vorës, Besnik Fuçia ish kreu i komunes Kashar si dhe Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.

Operacioni është kryer nga krimi ekonomik Tiranë dhe nga komisariatet 2 dhe 6 dhe policia e Vorës.

Në ndaluarit akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.

Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhrat e parë të ndalimit, lidhur me pasojat e ardhura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Burime zyrtare thanë se janë firmosur 40 urdhër-ndalime, ndërsa aktualisht po zhvillohet ende aksioni në këto momente. Në mesin e të ndaluarave është Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës. Burime zyrtare nga prokuroria thanë se zyrtarët dhe ish-zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre për ato godina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Janë ndaluar dhe disa ndërtues. Emrat nuk janë bërë të ditura publikisht, pasi aksioni po vijon në këto momente. Fillimisht ishte prokuroria e Durrësit që ngriti akuza ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve pas dëmeve nga tërmeti. Ata akuzohen jo vetëm për falsifikimin e dokumenteve, por ka pasur dhe raste të ndërhyrjeve në strukturë në këto godina.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *