Policia e Krujës merr në mbrojtje Xhisiela Malokun dhe familjen

Kronike Lajme

Xhisiela Maloku bashkë me familjen e saj është marrë në mbrojtje nga policia.

Megjithëse edhe më herët është thënë se vajza ishte vendosur në mbrojtjen e policisë, komisariati i Krujës ka vendosur të shtojë masat e sigurisë për të dhe familjen e saj.

Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e Policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Masa e sigurisë vjen pasi natën e shkuar u vendos lëndë shpërthyese pranë banesës së saj, pa shkaktuar dëme materiale.

Policia thotë se “rreth orës 23:30 në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe R.Muça, vëllezër me njëri-tjetrin është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse”.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se shtetasi R. Muça është gjyshi i i Xhisiela Malokut.

Nuk dihet nëse Xhisiela banon ende në banesën e gjyshit të saj, pasi pas ngjarjes ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga policia.  Por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Nga brenda makinës me të cilën iu drejtua policisë së Krujës në lidhje me rastin, 25 vjeçarja tha se tritoli ishte pjesë e lojërave politike të opozitës.

E pyetur nga Ora News, Xhisiela Maloku tha se tani do ta pranojë urdhërin e mbrojtjes, por jo se kërcënohet nga familjarët e ish të dashurit Rexhep Rraja tashmë në burg, por sepse ndjehet e kërcënuar nga Opozita.

Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje “hipotezat” ishin  që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.

Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?

Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.

Por ndërsa 25 vjeçarja ngre akuza për opozitën, gjyshërit e saj, pronarë të banesës ku thanë për Ora News se nuk mund të akuzojnë askënd.

Gjyshja e Xhisielës: Nuk dim asnjë gjë, nuk ia vëmë dot fajin asnjë njeriu. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00, u trembëm shumë. Na e hodhën eksplozivin në oborrin e shtëpisë, ndihemi të kërcënuar. Nuk kemi asnje ide kush mund ta kete hedhur, vetëm kur degjuam zhurmë. Dolëm të frikesuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur lende plasëse.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama shënjestroi opozitën, duke thënë se tritoli në banesën e familjes së Xhisiela Maloku i interesont vetëm atyre që e dhunuan publikisht.

Shpërthimi ndodhi pak para mesnate në oborrin e banesave të gjyshit të 25 vjeçares dhe vëllait të tij Besim dhe Ramë Muça.

Dyshimet janë se aty u hodhën rreth 100 gramë tritol që famitësisht nuk shkaktoi të lënduar por vetëm panik dhe rindezi çështjen me të nxehtë të kohëve të fundit. Ora NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *