Policia e Tiranës i bllokon 400 mijë USD biznesmenit në Tiranë, do t’ja kalonte të vëllait në një kontinent tjetër (EMRI+DETAJE)

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Policia e Shtetit ka bllokuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës një sasi rekord prej 400 mijë dollarë, në llogari e një biznesmeni të njohur në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se paratë e ishin të biznesmenit Aleksander Gavoçi, dhe do të dërgoheshin në Australi tek vëlla i tij, Ilir Gavoçi.

Shuma e parave shtojnë burime u bllokua në kohën kur biznesmeni Gavoci, do t’ia kalonte ato të vëllait. Ky i fundit akuzohet se ka kryer një ngjarje të rëndë në Tiranë, 15 vite më parë e tashmë fshihet në një kontinent tjetër.

Policia ka reaguar për këtë ngjarje dhe është shprehur se reagimi është bërë bashkë me Prokurorinë e Tiranë. Biznesmeni Gavoci nuk është një emër i panjohur, pasi ai është pronari i një trualli tek shkolla “Petro Nini” dhe një vitë më parë ka pasur konflikte me disa familje.

Dosja.al mëson se 400 mijë dollarët që janë sekuestruar sot nga Policia e Tiranës i përkasin biznesmenit, Aleksandër Gavoci. Ky biznesmen nuk është i panjohur si për median, ashtu dhe për publikun.

Gavoci njihet si pronari i truallit mbi të cilin kanë qenë të ndërtuara disa banesa përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Një vit më parë ai është përplasur me banorët që bënonin në këto banesa dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur konfliktin.

 

Gavoci prentendonte dhe publikoi dhe disa dokumenta që trualli i përkiste atij, ndersa banorët që kishin më shuëmse 20 vite që jetonin aty, shpreheshin se ata e kishin blerë banesën dhe ishin në proces legalizimi.

Në fund është arritur një marrëveshje dhe Gacovi u ka dhënë familjeve aty nga 150 mijë Euro. Tashmë në atë vend po ngrihet një pallat, pasi dhe i gjithë sherri për këtë gjë u bë sepse kërkohej trualli për ndërtim.

Nga ana tjetër, pritësi i parave do ishte Ilir Gavoci, vëllai i Aleksandër Gavocit, i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë e ndodhur në vitin 2005. Ilir Gavoci është ende një person në kërkim nga Policia, por ai prej vitesh jeton në Australi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *