Policia jep detaje, autorët dogjën makinën për të humbur gjurmët, brenda u gjet një automatik “Scorpion”

Kronike Kryesore shtojca

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda në makinë.

Disa orë pas ngjarjes, në dalje të qytetit të Shkodrës është gjetur një mjet i djegur. Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, pasi brenda në makinën tip “Benz C Class”, policia ka gjetur një armë zjarri automatik tip “Scorpion”. Paraprakisht dyshohet se makina dhe arma e gjetur në të, janë përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Shkodër, dhe më pas janë djegur për të humbur gjurmët.

Njoftimi i Policise

Informacion Paraprak

Me date 15.07.2018 rreth orës 10:30 jemi njoftuar se në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur.

Menjëhere kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *