Policia: Majollari u vra nga Kujtim Gjuzi, autori shpallet në kërkim

Kronike Kryesore

Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e 10 prillit në Tiranë

Njoftimi i policise

Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.

Pas një pune intensive  dhe profesionale,  gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

• K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të  shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *