Policia mësyn në Shkodër, sekuestrohen 4 makinat e blinduara të familjeve Lici e Bajraj

Kronike Kryesore Lajme

Policia dhe Njësia Speciale RENEA kanë sekuestruar 5 makina të blindura në Shkodër të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj.

Efektivët e RENEA-s vijojnë kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës pas vrasjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet intensive në qytet dhe është vënë në ndjekje të personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Disa fise në Shkodër janë denoncuar edhe nga opozita dhe ish kryeministri Berisha si një prej grupeve kriminale që kontrollon këtë qytet.

Kujtojmë se brenda tre muajsh janë vrarë 6 persona dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur të zhdukur në Shkodër.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se janë shoqëruar disa persona, por s’ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e vrasjeve të fundit në Shkodër. Policia e Shkodrës ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për makinat luksoze të blindura dhe numrin e saktë të të shoqëruarave, por burime të Report TV bëjnë me dije se RENEA ka hyrë në disa prej banesave të familjes Bajraj në Shkodër, por edhe në shtëpi të tjerë, ku më parë uniformat blu as nuk ishin afruar.

RENEA është futur në lagjen Dobraç, aty ku banon fisi i Bajrave. Po ashtu kontrollet janë bërë edhe në lagjen Kiras, ku banojnë anëtarët e familjes Lici. Fakti që RENEA me automjete të blinduara kishte shkuar në Shkodër, ka bërë që asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve të mos lëvizin në qytet me automjete të blinduara dhe sekuestrimi i tyre është bërë në oborre ose garazhe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *