Policia rrugore bën kërdinë, arrestojnë 40 shoferë, ja sa patenta u pezulluan

Kronike Lajme

Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola, me anë të një deklarate për shtyp, ka bërë publike masat e ndërmara  për drejtuesit e mjeteve gjatë fundjavës.

Sipas tij, janë arrestuar 13 shoferë, të cilët nuk ishin të pajisur me leje drejtimi dhe 27 të tjerë, të cilët kanë qenë në ndikimin e alkolit.  Gjithashtu janë pezulluar 113 patenta për tejkalim të shpetësisë.

Ndërkohë janë vendosur 3500 gjoba për  mos vendosjen e rripit të sigurimit dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Tola ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe tu binden efektivëve të policisë. Ai ka ftuar gjithashtu qytetarët, të denoncojnë në polici, çdo shkelje që ata hasin gjatë ditës së tyre.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Policisë Rrugore në vijim të komunikimit të ditës së premte për monitorimin e masave të sezonit turistik, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor gjatë kësaj periudhe, falënderon qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për bashkëpunimin me patrullat e këtij shërbimi në fundjavë.

Policia Rrugore bën të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra, nuk u rregjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze, në zonat turistike.

Megjithë ngarkesën në lëvizje në disa akse kombëtare, apo drejt zonave të plazheve në orare të caktuara, efektivët e Policisë Rrugore dhe forca shtesë policore ia dolën të menaxhonin trafikun e rënduar.

Për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore – falë një bashkëpunimi intesiv me disa radio me shtrirje kombëtare – të cilat gjejmë rastin t’i falenderojmë – komunikoi informacion të detajuar tek shoferët në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative. Gjithashtu nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, shërbimi i Policisë Rrugore komunikoi dhe do të vijojë ta bëjë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun.

Krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë javës së fundit janë arrestuar 27 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së drejtimit. Janë pezulluar gjithashtu 113 patenta, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Për mbi 3.500 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata shoferë që kthehen në burim aksidenti duke shkelur rregullat.

Nga ana tjetër ftojmë çdo qytetar të denoncojnë në numrin falas 112 shkeljet që ndeshin në akset rrugore, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *