Politika gjen dakordësinë: Reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 15 marsit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti. Ky është konkluzioni i arritur në takimin për gati 90 minuta që patën sot përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe politike.

PS përfaqësohej nga Damian Gjiknurin, PD me Oerd Bylykbashin, opozita parlamentare me Rudina Hajdarin dhe LSI me Petrit Vasilin.

Në tryezë gjithashtu është rënë dakord për krijimin e një Këshilli politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të reformës dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend.

Ky këshill do të mblidhet brenda këtij muaji për të autorizuar platformën e punës së procesit për reformën zgjedhore.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *