Porosia për vrasjen e Prengës me telefon nga Ekuadori, ja kush e porositi. Policia shkresë urgjente…

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Dalin detaje të reja nga hetimet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Zbardhet emri i një nga personave që është në kërkim nga policia për krimin e rëndë.

Ai është Dritan Rexhepaj dhe dyshohet se është personi nga Vlora që urdhëroi pengmarrjen e Prengës.

Telefonata për rrëmbimin e Prengës erdhi nga një burg i sigurisë së lartë në Ekuador, ku Rexhepaj ndodhet aktualisht.

Burime nga hetimet thanë se Rexhepaj komunikonte me grupet kriminale nga burgu.

Policia e ka identifikuar vetëm me iniciake Rexhepajn deri më tani dhe në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet “D. R., nga Vlora, i konsideruar si një nga personazhet më të fuqishëm në botën e krimit në Vlorë, i cili në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri”.

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër-porosi urgjente autoriteteve në Britaninë e Madhe ku kërkon që të ndalojnë Astrit Prengën, vëllain e Jan Prengës, i cili ishte korrier në Angli i bandave të trafikut të kokainës të Vlorës, Shijakut e Shkodrës. organi i akuzës në SHqipëri kërkon që përmes dëshmisë së Astrit Prengës të zbërthejë të gjithë grupet kriminale në vendin tonë, veçanërisht rolin e tyre në pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës pas prishjes së pazareve të drogës të vëllait të tij me vëllezërit Hajri dhe grupet bashkëpunëtore kriminale.

Image result for dritan rexhepi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *