Prek finalen në Eurovision, ja ku do performojë Eugen Bushpepa

Kulturë Showbiz

Gjurma 9 Maj 2018

Me “Mall” Eugent Bushpepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Shpallja e Shqipërisë si finaliste e Eurovision u kthye në një dramë të vërtetë për fansat e Eugent Bushpepës, pasi renditja rastësore e finalistëve e nxori emrin “Albania” të 8-tin nga 10 finalistë që kalonin nga kjo mbrëmje.

Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë Eurovision.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis dhe Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision.

Në natën e parë të gjysmëfinales së Eurosong konkurruan 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro. Në skenë u ngjit edhe shqiptarja tjetër, Eleni Foureria, e cila përfaqëson Qipron dhe gjithashtu u kualifikua në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë do të interpretojë edhe shqiptari i tretë i këtij Eurosongu, Ermal Meta që do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”.

Pas shpalljes së finalistëve dhe konferencës për shtyp që ata mbajtën, Genti tha se kishte shumë emocione dhe se ketë sukses ua dedikonte të gjithë shqiptarëve.
Më pas u hodh shorti për performancën e natës finale dhe Bushpepa do të ngjitet në skenë në pjesën e parë.


Pas tre vitesh larg finales, pritshmëritë që Shqipëria të ketë një pozicionim të mirë në renditje, janë të larta. Në lidhje me performancën e tij në skenën e madhe, Eugent tha: “Për sa kohë që ju mund të transmetoni emocione, është e njëjta si të këndosh në një pub të vogël ose para kësaj turme të madhe.” Këngën ja kushtoj të gjithë njerëzve që unë i dua, ka të bëjë me mungesën e njerëzve që ju interesojnë më së shumti, kështu që ia kushtoj atë të gjithë shqiptarëve “.

Ndërsa shqiptarja tjetër Eleni Foureira që përfaqëson Qipron është shprehur që do të tentojë të bëjë histori.

E pyetur nëse do të tentojë të thyejë rekordin e më parshim të Qipros që është vendi i pestë ajo është shprehur: “Nuk kam asnjë ide. Do të doja ta ndryshoja këtë, kështu që unë do të përpiqem të bëj histori. Por nëse nuk bëj, do të jem shumë e lumtur “.

Finalistë që kaluan gjysmëfinalen e parë të Eurovision
Austria: Nobody But You nga Cesár Sampson
Estonia: La Forza nga Elina Nechayeva
Qipro: Fuego nga Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old nga Ieva Zasimauskaitė
Izraeli: TOY nga Netta
Çekia: Lie To Me nga Mikolas Josef
Bullgaria: Bones nga EQUINOX
Shqipëria: Mall nga Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters nga Saara Aalto
Irlanda: Together nga Ryan O’Shaughnessy

 

Albania – Eugent Bushpepa – Mall

The Altice Arena is officially rocking out thanks to Eugent Bushpepa! #ESC2018 #AllAboard

Gepostet von Eurovision Song Contest am Dienstag, 8. Mai 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *