Premtoi ndërtimin e 500 shtëpive, Rama takon Erdogan

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

ide | kryesore

Premtoi ndërtimin e 500 shtëpive pas tërmetit tragjik, Rama takon Presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama.

Ky takim vjen pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që gjunjëzoi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Në Stamboll pritet të organizohet një takim me biznesmenë të ndryshëm ku në fokus janë ndihmat për Shqipërinë për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit. Rama do të këtë takimi me biznesmenë të shumtë nga Turqia për të mbledhur ndihma për rindërtimin e sonatave të prekura nga tërmeti në vendin tonë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *