Premtonte viza amerikane, arrestohet mashtruesja që hiqej si e Interpolit

Kronike Lajme

Gjurma 7 Maj 2018

Një 48 vjeçare nga Lezha është arrestuar për mashtrim.

Sipas policisë Pranvera Stojani  prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro.

“Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit,” informoi sot policia e Lezhes.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *