Presidenca zbardh takimin e Metës me Lu: Takimi u zhvillua në një frymë të përzemërt

Politikë shtojca

Presidenca zbardh takimin e Metës me Lu: Takimi u zhvillua në një frymë të përzemërt

 

 

Raporti i Freedom House dhe publikimi i letrës që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dërguar disa kohë më parë Kongresit Amerikan nuk kanë ndikuar në marrëdhëniet mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu. Është vet institucioni i presidentit ai që është përpjekur të shuaj gjithë debatin dhe pakënaqësitë ndaj ambasadorit Lu.

Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici u shpreh:

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *