Presidenti Trump shkarkon John Boltonin, këshilltari që ishte pro rishikimit të kufijve

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Presidenti Donald Trump sapo njoftoi para disa minutash se ka shkarkuar Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton. Zoti Trump e bëri njoftimin në Twitter, duke shkruar se “e informova John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”. Pavarësisht se nuk jep detaje, Presidenti Trump shkruan se kishte kundështime të forta ndaj sugjerimeve të Keshilltarit te tij. Për këtë arsye tha ai:

“I kërkova John-it dorëheqjen, e cila m’u dorëzua sot në mëngjes”, tha Presidenti Trump.

Ai shtoi se do ta emërojë Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme. Me tej ai shprehet se me Bolton nuk eshte pajtuar ne shume ceshtje dhe kjo duket se eshte arsyeja largimit.

Lajmi lajmerohet nga VOA, Bolton njihet si keshilltari qe ka qene pro idese se paktit mes Serbise dhe Kosoves dhe qe ishte fillimisht per rishikimin e kufijve.
Keshilltari Bolton jep nje version tjeter, ku thote se ka qene ai qe ka ofrouar doreheqjen dhe se Trump i ka thene flasim neser ne mengjes,

I offered to resign last night and President Trump said, “Let’s talk about it tomorrow.”

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, tha se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizin përpara dhe është “koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.

Ai i bëri komentet e tij në rrjetin social twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm serb. Ivica Daçiç. “U pajtuam se bisedimet me Kosovën duhet të lëvizin përpara meqë asnjëra palë nuk fiton nga ‘status-quoja’. Koha për të vepruar për të dyja palët është tani”, shkroi ai.

John Bolton

@AmbJohnBolton

It was a pleasure to host FM Dacic of Serbia today. We agreed that the Dialogue with Kosovo needs to move forward as neither side benefits from the status quo. The time for both sides to act is now.

View image on Twitter
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *