Presidentja kroate puth Kupën dhe përqafon gjithë futbollistët

Botë Kampionati Boteror Sport

Në momentin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut dhe të medaljeve nuk munguan momentet pikante. Një shi i rrëmbyer nisi në momentin që skuadrat u ngjitën në podium për të marrë medalien.

Putin dhe Ceferin ishin të vetmit që arritën t’i bënin ballë shiut me çadër, ndërkohë që Presidenti i Francës, Makron dhe ajo e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, u bënë qull nga shiu, por kjo gjë nuk ishte aspak problem për ta.

Presidentja kroate, nuk nguroi t’i përqafonte të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Francës, pavarësisht disfatës. Në fund të dy puthën kupë  dhe më pas Loris ngriti në qiell trofeun. Reshjet e shiut nuk i penguan aspak francezët për të festuar si të çmendur.

perqafimi

https://twitter.com/ZoraHauser/status/1018547974773837824/photo/1

The Latest: French sing, dance in rain to celebrate cup win 2

The Latest: French sing, dance in rain to celebrate cup win 1

presidentja

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *