Presidentja kroate: BE-ja krijoi vakum të rrezikshëm në Ballkan, rajoni duhet të integrohet

Botë Politikë Rajon

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic deklaroi nga Tirana se do të jetë avokate e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se është e shqetësuar për vakumin që BE-ja ka lënë në këtë rajon, por shtoi se vendet duhet të vijojnë reformat që kanë ndërmarrë. “I dashur Ilir, ju falenderoj për mikpritjen shumë të mirë. Kënaqësi që të shikosh presidentin e Polonisë në mbështetje të vendeve që duan të bëhen pjesë e NATO-s.

Ky proces i ka dyert e hapura dhe do të vijojë që të sjellë vëmendje te kjo pjesë e Europës. Do ta bëjmë këtë pjesë të Europës në axhendën e Europës. Ne harrojmë që BE-ja është i paplotë, kjo është një pjesë natyrale e BE-së. Nuk dua të përmend fjalën zgjerim, por konsolidimin e tyre vendeve të rajonit në BE. Jam e lumtur për takimin konstruktiv, që konfirmoi përkushtimin për të sjellë këto vende në BE. Ishte një diskutim i ndershëm për cështje të hapura, është një formë shumë e mirë për të diskutuar, shpresoj që të vijojë për zgjidhjen e problemeve të hapura. Jam e shqetësuar për mungesën e progresit të pa arritur. Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kroacia do e mbështesë dhe ne do të vijojmë të argumentojmë përmirësimin e proceseve të tjera.

Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë jam e frikësuar se situatën që kemi, diskutimet brenda BE-së, jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën juglindore. Ne do vazhdojmë të punojmë bashkë. Për vendet kandidate reformat që janë pezulluar duhet të ndërmerren. Kroacia do e marrë në gjysmën tjetër të 2020-ës Presidencë e BE dhe fokusi ynë do të jetë Evropa Juglindore. Do të bëjmë Samit për të parë të ardhmen evropiane të këtij rajoni. Duhet dy veta për të kërcyer tango, ne do vijojmë t;iu shtyjmë për të hyrë në BE, por duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Ne nuk duhet të gjejmë justifikime” tha ajo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *