Prifti apel nga Shkodra: Vrasësit mund t’i shpëtojnë drejtësisë por jo Zotit. Qeveria do gjykohet në zgjedhje

Kryesore Lajme Sociale

Një apel ka ardhur sot nga Shkodra pas vrasjeve të ditëve të fundit. Ka qenë prifti katolik Dom Artur Jaku ai që ka kërkuar të ndalen terrori dhe vrasjet në Shkodër.

Jaku tha se apeli i tij nuk është për qeverinë sepse ajo do gjykohet në zgjedhje por iu është drejtuar vrasësve. Këto deklarata Dom Artur Jaku i bëri gjatë meshës së predikuar në shtëpinë e motrës se Nënë Terezës, në kuadër të dy vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete. Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë e vendin tonë duhet të ndalen”, tha Dom Jaku.

Dom Jaku ka folur për kohën e komunizmit ku priftërinjtë vriteshin dhe punën e palodhur të Nënë Terezës.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *