Pritja e fëmijës së parë, Veliaj: Ja si po më ndryshon jetën

Kryesore Lifestyle Showbiz shtojca

Kryebashkiaku Erion Veliaj më 1 Qershor, Ditën e Fëmijëve, dha lajmin se edhe ai shumë shpejt do të bëhej baba me një djalë. Në një lidhje telefonike me gazetarin Sokol Balla për televizion InTv, ai ka folur sot për herë të parë edhe për ndjesinë e një njeriu që pret të bëhet prind, duke deklaruar se ky status i ri e ka transformuar edhe më shumë. Kjo si në aspektin e marrëdhënieve me fëmijët, por edhe në drejtim të asaj që duhet të bëjë si kryebashkiak për më të vegjlit e qytetit. Ai ka theksuar se tashmë i shikon gjërat me një sy tjetër dhe me më shumë imtësi, duke parë gjithmonë interesin e fëmijëve në çdo punë që bën Bashkia e Tiranës.

Sokol Balla: Një pyetje shumë personale, brenda shtatorit apo fillim tetorit do bëhesh baba. Ndjesia e djalit që po vjen se për emrin s’po të pyesim?

Erion Veliaj: Nuk kemi emër akoma, por sigurisht që tani më ka transformuar edhe pse unë kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kaloj shumë kohë me çerdhet, me kopshtet që janë institucionet e para ku qytetarët e rinj takojnë shtetin. Ne vërtetë themi shteti- shteti, por rastet e njerëzve që vijnë fizikisht te kryetarit të bashkisë dhe kryeministri janë të pakta, shumica e njerëzve e takojnë shtetin në çerdhe, në kopsht, në shkollë. Kështu që kamë qenë shumë i vëmendshëm, tani jam bërë disa herë më i vëmendshëm.

Sot në mëngjes teksa vija në punë po sigurohesha që aty te sheshi “Ëillson” po bëheshin disa punime për uljen e trotuarit, po thosha ore: karroca kalon këtu? Kështu që kam filluar të vë re shumë gjera të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata që kishin një karrocë fëmijësh dhe kalonin trotuaret.

Si Erion unë besoj që patjetër do më bëj më të mirë, por edhe si kryetar bashkie do më bëj edhe më të mirë duke pasur në vëmendje gjera që ndoshta i përkisnin një kategorie të komunitetit që ishin prindërit e rinj dhe që ndoshta unë nuk i kuptoja ato elementë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *