PROFIL/ Gruas së gjyqtarit të vetëvrarë i jepet lamtumira e fundit në Shkodër

Kronike Kryesore Lajme

SHKODER- Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj u përcoll sot në orën 13:00 në banesën e fundit në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

Pikërisht në qytetin ku lindën, bashkëshorti gjyqtar, Dritan Hallunaj mori vesh një ditë më parë lajmin e kobshëm atë të vetëvrasjes së Enkelejdës.

37-vjeçarja, nënë e një vajze që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve ishte stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.


Lajmërimi i vdekjes për gruan e gjyqtarit

Nga hetimet e deritanishme thuhet se shkak për të ndërmarrë aktin e rëndë janë bërë shqetësimet psikike që kishte shfaqur e reja. Report Tv raportoi një ditë më parë se pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet ti pinte.

Enkeleida Hallunaj


Gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *