Prokuroria çon në gjykatë ish-deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami

Kryesore Politikë

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish- deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami

Ai akuzohet për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Nga këqyrja e formularit të vetedeklarimit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me “JO” pyetjes: Nëse është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonje masë shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit te administruar në pergjigje të letërporosise se autoriteteve italiane të drejtësisë, rezulton e provuar se: I pandehuri është arrestuar ne vitin 2006 në ekzekutim të mases se sigurimit “arrest me burg”,  leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe ne date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale.

Selami ishte një ndër deputetët që u prek nga procesi i Dekriminalizimit. Ai u zgjodh si deputet i LSI-së në qarkun e Vlorës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *