Prokuroria e ka vënë nën vëzhgim Saimir Tahirin

Kronike Lajme shtojca

Gjurma 8 Maj 2018

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Tonigh Ilva Tare” në Ora News, thotë se Skuadra Operacionale e ka vendosur nën vëzhgim ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hoxha: Unë di që Saimir Tahiri është vënë nën vëzhgim të Skuadrës Operacionale. Që do të thotë se Prokuroria e ka vënë nën vëzhgim jo thjesht me kë flet, por edhe kë takon në rrugë. Këtë e ka bërë Prokuroria. E ka bërë tani. Unë thjesht u ula në një zonë të kryeqytetit dhe në lokalin përballë vura re që ishte Tahiri me persona që njeh dhe makina që pashë rrotull ishte Skuadra Operacionale. Prokurori ka aktivizuar edhe këtë lloj vëzhgimi.

Dorëheqja e Tahiri u ka shërbyer shumë personave. Së pari, Edi Ramës. Opozita e ka parë edhe si fitore për shkak të presionit, por i ka rrëzuar edhe një lloj kauze. Dhe thotë se është bërë marrëveshje.

Saimiri është dënuar moralisht, politikisht dhe publikisht, por ende nuk është dënuar me gjyq. Që nga momenti që ka filluar çështja, nuk më janë dukur të besueshme provat.

Ka raste përgjimesh ku janë përmendur emra ministrash dhe kryeministrash. Ka pasur raste edhe të përgjimeve direkt të ministrave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *