Prokuroria kërkon 7 muaj burg për Elvis Rroshin

Kronike Lajme

Prokuoria ka kërkuar 7 muaj dhe 15 ditë burg për ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Akuzën e ka pranuar edhe ish-kryebashkiaku, i cili është i pranishëm në gjykatë. Ai është shprehur dakord me kërkesën e prokurorisë, por që dënimi të konvertohet në punë publike. Gjykata është tërhequr për vendim, por mesohet se nuk do te beje asnje dite burg, pasi denimi do t’i konvertohet me dite pune me interes publik.

Keshtu jane vendosur 60 ore dite pune ne komunitet.

Në sallën e gjyqit në seancën e kaluar, Roshi  pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Roshi u shkarkua nga detyra, pasi u akuzua se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit

Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *