Prokuroria sekuestron audiopërgjimin Biba-Bianku, ja kur dëshmon nënkryetari i KQZ-së

Kryesore Lajme Politikë

Prokuroria e Tiranës sekuestron audiopërgjimin e publikuar në një media afër Partisë Demokratike ku janë të përfshirë ish-kreu u KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku. Gazetari Arsen Rusta raporton për Report TV se pritet që javën e ardhshme të dëshmojë ish-kreu i KQZ, aktualisht nënkryetar.

Biseda është pranuar nga vetë Biba, por thotë se përgjimi i servirur në media nuk është i plotë, ndërsa publikuesit e saj e komentuan audiopërgjimin si shantazh që Biba i bënte gjyqtarit Bianku në mënyrë që ai të ndikonte mbi Gjykatën e Strasburgut në lidhje me gjyqet e pronave të shtetasve shqiptarë.

Vetë Biba një ditë më parë tha se do t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut me një letër, pasi pretendon të jetë përgjuar nga persona të paautorizuar brenda kafes së Gjykatës së Strasburgut. Të gjitha dyshimet e tij shkojnë tek personi që e konsideronte mik, Ledio Bianku.

Për çështjen reagoi edhe vetë Gjykata e Strasburgut, duke thënë se biseda e përgjuar mes dy miqve në atë kohë ishte edhe kërkesa zyrtare e Shqipërisë.

Partia Demokratike dhe vetë kryeopozitari Lulzim Basha akuzuan se Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *