Pronave në bregdet, ja si do të verifikohen 30 mijë parcelat

Ekonomi shtojca

Qeveria ka nisur një proces për të verifikuar abuzimet e kryera në këto 20 vite me procesin e ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, veçanërisht i trojeve në zonën e lakmuar të Shqipërisë në bregdet.

Skandali i tokave në zonat bregdetare e Kavajës, apo së fundmi në Lezhë ka bërë që institucionet shtetërore të vihen në lëvizje. Kjo pas VKM-së së nxjerrë për bllokimin e zbatimit të ligjit 7501 “Për Tokën”.

Por si do të realizohet procesi i verfikimit të ndarjes së pronave, në një kohë kur ka mbivendosje hartash?

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari në një intervistë të dhënë së fundmi në Vizion Plus, ka deklaruar se është ngritur një komision të posaçëm për verifikimin e hollësishëm i parcelave përgjatë bregdetit të Kavajës.

Verifikimi do të bëhet me arat e vjetra të viti 1991. Sipas të dhënave janë 30 mijë parcela të cilat do të jenë objekt i verifikimeve nga veriu në jug përgjatë gjithë bregdetit. Parashikohet që me krijimin e agjencisë së pronave që do të ketë në përbërje edhe drejtorinë e legalizimeve, si dhe hipotekat e lëshimi i titujve të pronësisë do të jetë edhe më i kontrolluar.

Abuzimet me pronat në zonën bregdetare në Kavajës janë konstatuar që në vitin 2013 edhe nga prefektura e Tiranës. Prefektja Suzana Jahollari thotë se komisioni i pronës në këtë institucion ka depozituar edhe kallëzim penal për shkeljet e kryera. Tjetërsimi i pronave është shtrirë përgjatë gjithë vijës bregdetare, por sipas të dhënave në  Vilbashtove të Kavajës komisioni ka konstatuar 1 mln metra katror tokë të ndarë në mënyrë abuzive.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *