Protesta e 16 shkurtit, skema e policisë që futi në “thes” opozitën

Kronike Kryesore Lajme

Protesta e 16 shkurtit dhe sinjalet që Policia e Shtetit kishte marrë në rrugë operative se do të ushtroheshin akte dhune nga ana e opozitës bëri që të hartohet një strategjie e posaçme në mitingun e së shtunës.

Drejtuesit e administratës shtetërore dhe një pjesë të mazhorancës natyrisht i trembeshin përmasa që do të merrte kjo protestë, për faktin se informacionet ishin se në të do të merrnin pjesë elementë me precedentë penalë.

Për të përballuar këtë protestë, ministria e Brendshme nëpërmjet strukturave të saj ka hartuar një strategji tipike ushtarake.

Ekspertët ushtarakë kanë bërë të ditur se kjo strategji cilësohet si “futja në thes” në zhargonin e uniformave të gjelbërve, e cila përdoret për të futur në grackë sulmuesit e ndaj një objekti të caktuar.

Dhe kjo u pa qartë edhe në protestën e 16 shkurtit, ku në sulmin e parë nuk kishte asnjë forcë policie prezent, ku fluksi i protestuesve ishte më i lartë dhe menjëherë, nisur nga mos prezenca e policëve, ata sulmuan selinë qeverisë, duke menduar se mund ta rrëmbenin këtë institucion.

Pikërisht në këtë moment sulmi u lëshua lënda helmuese, e cila shprëndau protestuesit dhe kjo solli më pas irritimin e tyre çka u shoqërua me thyerje xhamash dhe prishje të veprave të artit. Kjo ishte edhe suksesi i ministrisë, e cila ia arriti qëllimit duke nxjerrë protestuesit si dhunues dhe vandalë.

Gjithashtu si pjesë e strategjisë së policisë ishte dhe vendosja e autopolantëve, ku disa herë i bëhej thirrje protestuesve që të ndalonin sulmet ndaj Kryeministrisë, pasi policia do të reagonte. Kjo thirrje në fakt irritoi jo pak turmën, e cila tentoi të hiqte autopolantët nga shtyllat e vendosura nga ana e policisë.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, policët e pranishëm para kryeministrisë ishin pa skafandra dhe shkopa goma, e mbanin me vete vetëm aparatet e kundragazit. Kjo tregon se ishte një strategjie e mirëpërcaktuar.

Protestuesit tentuan disa herë që sulmonin dhe të hapnin tre dyert qendror të Kryeministrisë, por nuk ia arritën, pasi prapa dyerve ishin policë e RENA-s dhe të Forcave Speciale, të cilët vetëm hidhnin lëndë lehmuese dhe i lagnin protestuesit për t’i trembur. Pa llogaritur edhe qitjet që lëshohehin nga tarraca e kryeministrisë për t’i trembur me bomba tymyese.

Nuk dihet nëse strategjia e ministrisë së Brendshme, e ndryshme nga protestat e tjera, është meritë e ministrit Sandër Lleshaj, i cili ka qenë një ushtarak karriere.

Loading...

1 thought on “Protesta e 16 shkurtit, skema e policisë që futi në “thes” opozitën

  1. Po ai është gjeneral dhe jo llafe.
    Apo si gjeneralët e saliut i bënte në darkë e në mëngjes i shkarkonte. Se i kish me shkollë plepash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *