Protesta e 26 majit, ja posterat e PD-së kundër qeverisë

Lajme Politikë shtojca

“Në protestë për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Për drejtsi të vërtetë! Për Europën dhe vlerat e saj! Bashkë jemi më të fortë se kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin.” Nuk  mund të sakrifikojmë Shqipërinë dhe të ardhmen për vëllezërit Xhafaj dhe Habilaj”

Me këtë thirrje Partia Demokratike thërret qytetarët në protestën që është parashikuar të mbahet të shtunën e 26 majit.

Posterat që kanë nisur të shpërndahen për të sensibilizuar qytetarët për tiu bashkuar kësaj proteste para kryeministrisë.

Ndërkohë sot paradite kreu i PD-së zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar dhe menjëherë më pas mbajti dhe një takim me krerët e degeve të partisë për organizimin e protestës së të shtunës.

Mbledhja e grupit bëhet edhe një ditë para zhvillimit të seancës plenare në lidhje me qëndrimin që do të mbajë opozita.

Të shtunën në orën 11:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ opozita ka thirrur një protestë mbarëpopullore për tu ngritur kundër qeverisë së kriminalizuar dhe korruptuar të Edi Ramës.

Pikërisht për këtë arsye, PD ka përgatitur broshura dhe fletëpalosje që po shpërndahen nëpër Shqipëri, me arsyet se pse do të protestohet të shtunën në orën 11:00 në Tiranë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *