Kryeministri Edi Rama i është rikthyer paraqitjes çdo të mërkurë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Ashtu kur në mandatin e parë qeverisës, Rama takohej me kryeparlamentarin Ilir Meta, tashmë kryeministri i është rikthyer ritualit, duke takuar tashmë Gramoz Ruçin, kreun aktual të Parlamentit.
Burime sipas Gjurmës bëjnë të ditur se takimit mes Ramës dhe Ruçit i zhvilluar në zyrën e kryeparlamentarit, i është bashkangjitur edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engell Agaçi.
Konsultat kanë zgjatur rreth një orë.
Situata politike është tejet e tensionuar, audiopërgjimi i publikuar nga PD-ja, në të cilën akuzohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, ka rritur në maksimum apmplitudën e konfliktit mes mazhorancës dhe opozitës.
PD prej kohësh po bllokon komisionet parlmaentare, duke mos lënë që të zhvillohen mbledhjet, në rast i paprecendent në historinë parlamentare të Shqipërisë.
Ndërsa takimi vjen një ditë përpara seancës parlamentare të së enjtes, ku opozita pritet të protestojë sërish, duke tentuar bllokimin e seancës.
Më 26 Maj do të organizojë protestën përpara Kryeministrisë, me kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Por a do të ketë ndryshime në qeveri?
Kryeministria e cilëson si montim audiopërgjimin dhe se është në pritje të përgjigjes përfundimtare të Prokurorisë mbi autencitetin e audiopërgjimit të publikuar nga PD-ja.
Kryeministri Rama deri më tani ka dhënë sinjale të qarta për mos ndryshime në qeveri, duke e mbështetur fuqishëm Xhafajn, e duke e cilësuar si një nga ministrat më të suksesshëm.
Pavarësisht kësaj në këto momente, ndryshimet në qeveri duken ende të largëta.