Protestuesit i njoh nga kafkat, debat mes Grida Dumës dhe Spartak Ngjelës në Top Channel/ Video

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar avokatin Spartak Ngjela, i cili deklaroi se protestuesit “i njoh nga kafkat që janë të paguar”. “Nuk mund të thuash që i njoh nga kafkat. Nuk të zbresin ty amerikanët te shtëpia që na tregon ti planet e tyre”, tha Duma.

Ngjela u përgjigj: “Ke ardhur të flasësh me mua apo për mua?” Duma deklaroi në emisionin “Open” se ky është një skandal. Ish-deputetja tha se maskimi është simbolik dhe gjëja më normale e më perëndimore. Sipas Dumës, nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur. Sipas saj, ekuilibri më i madh ka qenë për të mbajtur paqësisht këtë protestë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, theksoi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat janë të domosdoshme”.

“E di shumë mirë se rezultati nuk vjen për dy muaj, por dalja nga Parlamenti ka shtuar një kartë morale për opozitën. Parlamenti ishte kthyer në “çark”, gjithçka institucionale në Shqipëri është e rënë. Drejtësia e kapur, Gjykata Kushtetuese e munguar, kryeprokurorja e përkohshme që po bëhet e përjetshme…”, u shpreh Duma.

“Është zhdukur ideja që Rama është i pathyeshëm. Sot nuk ka njeri që vë në dyshim se Rama është në cep. Qeverisja e PS-së është një tufë me çuna e goca të reja që nuk i njeh as vetë PS-ja. Problemi është që jemi kthyer në autokraci”, shtoi Duma.

Top Channel

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *