Prova që ‘fundosi’ të arrestuarit për rrëmbimin e Prengës…foto bardh e zi nga kamerat e sigurisë!

Kronike Lajme

Provat kryesore që prokuroria ka paraqitur sot në gjyqin kundër të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, janë disa foto bardh e zi të shkëputura nga kamerat e sigurisë që organi i akuzës pretendon se ka marrë në resortin “Golden” në Shijak ku u mbajt peng, dhe më tej dyshohet të jetë nxjerrë i pajetë, 49-vjeçari Prenga.

Avokati Arben Hoxha, i të pandehurit Elton Hajri, kushëri me vëllezërit Leonard Hajri dhe Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim, tha se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Elton Hajri ka punuar para disa vitesh në resortin “Golden”. Ai ka furgonin që mendohet se është zhdukur Jan Prenga dhe që prezumohet të jetë vrarë”, tha avokati.

“Por gjatë kësaj kohe” – tha ai – “nuk ka qenë asnjëherë në ato ambiente dhe nuk ka pasur asnjë kontakt”.

Sa i përket provave të paraqitura nga prokuroria në seancën me dyer të mbyllura, avokati tha se në asnjë moment ata nuk kanë parë pamjet e kameraveë të sigurisë.

“Në asnjë moment nuk kemi parë pamjet, edhe gjykata i kishte me fotografi.

Fakti që mund të kenë qenë apo jo ditën e ngjarjes në resort nuk provon asnjë lidhje me ngjarjen. Ishin të printuara bardhë e zi, nuk kuptohej asgjë, do i sjellë në një moment të dytë – tha Prokuroria, dhe ishte tërësisht e provuar sipas tyre, por nuk u soll asnjë provë. Nuk dalloheshin fytyrat e asnjërit, sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmim do ia vë në dispozicion gjykatës”, tha avokati Arben Hoxha.

Sipas tij provat e videos do te behen te ditur ne nje moment te dyte nga prokuroria, por se mendohet se nje kamera ga nje servis ka fiksuar te gjithe momentin e marrjes peng te Prenges dhe futjes ne furgon te bardhe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *