Ka nisur me debate seanca e radhës në Komisionin e Ekonomisë, pas protestës së dhunshme në Kukës dhe thirrjeve të opozitës për mosbindje civile.
Deputetët e mazhorancës, Ermonela Felaj dhe Paulin Stërkaj, kanë thënë se këto thirrje janë banale dhe anti-kushtetuese.
Debatet në Komision:
Stërkaj: Thirrja e Lulzim Bashës, antikushtetuese. Tarifa 5 euro? Rruga duhet mirëmbajtur, s’jam ekonomist por edhe banorët e Kukësit do lehtësohen nga kjo tarifë.
Felaj: Mosbindja civile, thirrje banale. Thirrja e Bashës shkon ndesh me interesat e vendit. Kjo thirrje bëhet për interesa personale.
Halim Kosova: Patjetër që do marrim pjesë në Komisione.
Loading...