Publikohen fotot, Xhisiela dhe Rexhepi duke u puthur pasi dalin nga hotel ‘Boçi’ në Fushë Krujë

Kronike Kryesore

 

 

Dalin për herë të parë fotot e Xhisiela Malokut dhe të dashurit të saj, Rexhep Rraja, jashtë hotelit ku 25-vjeçarja pretendon se është dhunuar. Fotot janë janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë në hotel “Boçi” në zonën e Fushë Krujës.

Pamjet mbajnë datën 19 korrik 2018, ora 18:28. Dy ditë më pas Xhisiela Maloku ka denoncuar në polici të dashurin e saj për ushtrim dhune. Në foto, Xhisiela dhe i dashuri i saj, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, duken duke shkëmbyer puthje, ndërsa largohen krejt normalisht të dy me automjetin e të riut.

Por pak orë pas këtij momenti, Xhisiela kallëzon Rexhep Rrajën në Polici për ushtrim dhune. Nga këtu nis edhe saga e çështjes ‘Xhisiela’, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Facebook se e reja ishte përdhunuar. Pak ditë më parë, ish-oficeri Emiljano Nuhu denoncoi përmes një video se ishte kërcënuar me jetë nga të afërm të deputetit socialist për të liruar Rexhep Rrajën. Foto eshte marre nga Tiranapost

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *