Publikohet klipi final i këngës ”Mall” i Eugent Bushpepës

Art

Disa ditë më parë Eugent Bushpepa na prezantoi me versionin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa është publikuar edhe klipi final i saj.

Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.

Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë.

Bushpepa do të prezantojë Shqipërinë për të 15-in vit radhazi në skenën e festivalit më të rëndësishëm Europian.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *