Publikohet kontrata e lobimit, PD 40 mijë euro për strategjinë e narkotikëve

Kryesore Politikë shtojca

Partia Demokratike ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë Sonoran Policy Group me një vlerë totale prej 40,000 dollarësh dhe kohëzgjatje 4 mujore.

Kontrata e bërë publike nga kanale të selisë rozë është e vlefshme nga data 11 Qershor deri në 11 Tetor dhe mban firmën e kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe drejtorit ekzekutiv të firmës, njëkohësisht një prej themeluesve të saj Robert D. Stryk.

Qëllimi i kontratës është përcaktuar të jetë ndërtimi i një strategjie kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar përmes punës me agjenci ligjzbatuese vendase apo ndërkombëtare për izolimin dhe luftën ndaj epidemisë së krimit të organizuar.

Kompania Sonor e Robert Stryk ka punuar në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e bashkuara për presidentin Donald Trump.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *