Publikohet lista 2017 cilët janë 10 më të pasurit në Shqipëri?

Kryesore

Instituti Europian Pashko publikon listën me 10 biznesmenët më të pasur në shqipëri për vitin 2017. Në një analizë të më shumë se 200 sipërmarrës në Shqipëri Instituti Pashko nxjerr të dhënat e mëposhtëme përsa i përket renditjes bazuar mbi fitimin e kapitalin gjatë vitit që lamë pas. Ajo që vihet re është renditja e njëjtë e tre vendeve të para.

#1 Samir Mane është vlerësuar si biznesmeni më i pasur në Shqipëri. Aktiviteti i tij është mjaft i diversifikuar. Ai është pronar i vetëm i Balfin Group, e cila është një shoqëri që ofron shërbime me natyrë tregtare, transporti dhe konsulenca ligjore e financiare. Si shoqëri tregtare, Balfin është zotërues i kuotave të mjaft bizneseve të tjera indirekte, të cilat i përkasin Samir Manes.

Ne fushën e tregtisë, Samir Mane zotëron në mënyrë indirekte kompanitë Alcred, Fashion Group, Neptun, TEG, QTU, SPAR, Elektro Service, Kid Zone, Bfi Invest dhe Bookstore. Këto subjekte kanë si objekt veprimtarie importin dhe eksportin e artikujve të ndryshëm duke filluar nga mallrat ushqimorë, materialet tekstile, veshjet, paisje elektronike dhe elektrike, artikuj fëmijësh, libra dhe sherbime konsulence.

 

Në fushën e shërbimeve dhe ndërtimit, janë një numër biznesesh që ofrojnë larmishmëri ofertash. Kompanitë si ACREM, Mane TCI, Skenderbej, RFZ Building, Tirana Logistic Park, Milsped, Final, Agrocon, SERE, Stella Mare, Insig dhe ITD janë kompani me natyrë më komplekse sesa thjesht tregtimi. Kështu disa nga veprimtaritë e këtyre kompanive janë shërbimet konsulence ligjore e financiare, shërbime logjistike, siguracione, forma të ndryshme transporti mallrash dhe njerëzish, ndërtim, prodhim materialesh ndërtimi, veprimtari kreditimi e investimi, telekomunikacion e bujqësi.

Në fushën e minierave dhe sektorin energjitik, Samir Mane zotëron këto kompani : Alb Chlor që merret me pvrpunimin e kripës, Alb Chrome dhe Alb Chrome Holding të specializuara në nxjerrjen dhe përpunimin e kromit, Mane Xiangang International Construction e specializuar jo vetëm në nxjerrje mineraresh por edhe ndërtim.

Në sektorin e energjisë operon kompania Albania Energy Supplier, e cila merret me tregtimin e energjisë, prodhimin e impianteve dhe ofrimin e konsulencave inxhinierike.

Në sektorin e turizmit Samir Mane është futur me dy projektet Green Coast 1 dhe 2. Ndërsa objekti i së parës është kompleksi turistik në zonën e Palasë, e dyta ka si objekt projektimin e ndërtimin e zonave turistike në përgjithësi.

Samir Mane zotëron dhe një biznes në fushën e edukimit si Tirana Business University, i specializuar për ofrim programesh universitare dhe pas universitare në fuishën e biznesit e ekonomisë.

Kështu Samir Mane zotëron një sërë biznesesh të rëndësishme në Shqipëri. Objekti kryesor i veprimtarisë më të madhe është tregtia me pakicë, por shërbimet e vecanta si konsulencat ligjore apo financiare zënë gjithashtu një vend të rëndësishëm. Veprimtaria e bizneseve të Samir Manes shtrihet edhe përtej kufijve të Shqipërisë, duke qenë se madhësia e tregut shqiptar është relativisht e vogël.

Së fundmi, biznesmeni Samir Mane është në përfundim të blerjes së Tirana Bank duke u futur kështu edhe në sektorin bankar. Gjithashtu me blerjen e kompanisë së ferro nikelit në Kosovë një muaj më pare, Samir Mane bëhet zotërues i eksportuesit më të madh të Kosovës, I cili mbulon plot 40% të eksporteve kosovare.

#2 Shefqet Kastrati ka lindur në vitin 1961 në qytetin e Kukësit. Në vitin 1992, në një moshë 32 vjeçare zoti Kastrati krijoi kompaninë e parë të tregtimit të hidrokarbureve me pakicë, fillimisht në qytetin e Kukësit, më tej në Durrës, e më tej në të gjithë Shqipërinë. Pasuritë që zotëron sot në mënyrë të plotë ose të pjesshme janë si vijon:

KASTRATI sh.a e cila operon që prej vitit 2002 në tregut e shitjeve me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve.
KASTRATI sh.p.k themeluar në vitin 1996 dhe ka aktivitet të saj kryesor import-eksortin e lëndeve hidrokarbure e cila synon ndërtimin e infrastukturës për tregtim dhe përpunim hidrokarburesh.
INSIG JETE sh.a, kompani e cila ushtron veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit, nëpërmjet përgatitjes, ofrimit, nënshkrimit dhe zbatimi të kontratave të sigurimit “ Jetë” sipas termave dhe klasave të përcaktuara në Ligjin Nr. 52/201.
GREEN FUEL sh.a e cila është themeluar në vitin 2011 dhe ka aktivitet kryesorë prodhimin e biokarbureve, nga burime të rigjenerueshme, si varja vegjetale, etj.
CONTINENTAL GROUP sha. e cila operon në fushën e hidrokarbureve, transport të tyre, import apo shitblerje.
BA sh.p.k, shoqëria ka si objekt të gjithë aktivitetitin që lidhet me fushën e ndërtimit si gërmime dheu, ndërtime civile dhe ekonomike, prodhim dhe tregtim materiale inerte, ndërtim rrugësh, urash, vepra arti etj. Transport mallrash për vete dhe për të tretët.
ALBSIG sh.a, operon në tregun e shërbimeve, duke ofruar sigurim ndaj rreziqeve të ndryshme.
TENET sh.p.k, e cila realizon transport, tregtim me shumicë të naftës dhe gazit, por jo vetem, kryen gjithashtu ndërtime, shitje, bleje të pasurive të paluajtshme, makinerive, etj.
FA-EM sh.p.k ka aktivitet kryesor transportin , tregti karburanti me pakicë, vajra lubrifikantë me pakicë ,parking , servis , goma ,bar kafe ,transport me shumicë e pakicë , import eksport i mallrave të ndryshëm industriale e ushqimore , pajisje e makineri , pajisje elektrike , hidraulike , elektroshtepiake e hidrosanitare.
KASTRATI CONSTRUCTION sh.p.k operon në fushën e ndërtimit dhe ka synim zhvillimin, ndërtimin, administrimin dhe shitjen e një godine multifuksionale banimi dhe shërbimesh si Projekt i Shoqërisë “Projekt” me vendndodhje në krah të European Trade Centre, ETC, Tiranë.
MURATAJ sh.a ka një aktivitet të zgjeruar, duke realizuar një sërë aktivitetesh tregtare, të tilla si, tregti të mjeteve të transportit, import, eksport të tyre, prodhime të produkteve bujqësore, qumështit, mishit dhe nënproduktet e tyre, dhe në fushën e ndërtimit ka aktivitet shfrytëzimin industrial të minierave, rezervave minerale, etj.
AL GLOBAL OIL, operon në fushën e hidrokarbureve, duke realizuar import eksport të tyre, të tilla si naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre.
E konceptuar si rezidenca më e madhe dhe më moderne e banimit në kryeqytet, është në proçes ndërtimi Garden Residence Turdiu, pjesë e Kastrati Group. Sipërfaqja e kësaj residence do të jetë 140 mijë m2, me rreth 2500 m2 hapsirë të gjelbër.
Me 01.01.2017 Kastrati sh.a blen 30 % të kuotave të Albanian Hightway Concession, në vlerën 100.000 euro, dhe tre muaj më vonë, Kastrati sh.a blen përsëri % të kuotave të po kësaj kompanie, për vlerën 92.500 euro.
Aktualisht Kastrati ka 170 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë, partner eksluziv për rajonin i gjigandit botëror të prodhimit të tregtimit të karburanteve Exxon Mobil.

#3 Vasil Naçi, në vitin 1991 diplomohet në Financë pranë Universiteti Bujqësor i Tiranës. Gjatë po këtij viti, fillon biznesin e tij krijuar Anonime Kakavi sh.a, kompania e parë e Agna Group.

Zoti Naçi vazhdon studimet master gjatë periudhës 2006-2008 në Universitetin e New York-ut në Pragë, ku më tej, diplomohet në Administrim Biznesi. Në kuadër te formimit të një niveli profesionl të lartë, ai gjithashtu ka kryer një sërë trajnimesh në shitje, marketing, lidership, menaxhim, etj, nw ëvënde të zhvilluara si, SHBA, Indi, Greqi, etj. Në po të njejtën linjw, ai, ka lektuar temba mbi sipermarrjen, marketingun, komunikimin dhe është bashkëautor i disa librave, si: Vlerat bazë, sistemi i bindjeve për sukses, Komunikimi dhe puna në skuadër, Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina, Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi, Roli i marketingut dhe kreativiteti; Ligjet e suksesit dhe burimet Njerëzore.

Aktualisht, sipas QKB zoti Naçi posedon në mënyrë të pjesshme ose të plotë këto pasuri:

AGNA GROUP sh.a, e cila e bazon aktivitetin e saj në import-eksport të mallrave ushqimor, materiale ndërtimi etj. Gjithashtu Agna operon edhe në sektorin e pronave të patundshme në vënd por edhe jashtë vëndit.
ALFA sh.a, që prej vitit 1996 operon në në fushën e import-eksport mallrashtë ndryshme, prodhim pijesh freskuese të shumëllojshme, lëngje frutash, ujë, ambalazhim dhe transport mallrash, etj.
PLATEA sh.p.k ka aktivitet ndërtimin, instalimin, menaxhimin e njësivë të shpërndarjes dhe shitjes ( kioska, tezga, dyqane etj) së gazetave, revistave e të tjera si këto.
ALBATEX sh.p.k ka aktivitet kryesor shitje dhe blerje të artikujve, por jo vetem, gjithashtu kjo kompani merret me investime, marketing, financime në ndërtime, mjete transporti, etj.
ALPOWER shpk, merret me veprimtari studimore, projektuese e zbatuese në fushën e ndërtimeve hidroteknike si hidrocentraleve,termocentraleve, nënstacioneve elektrike. impianteve të erës,të biomasës, ndërtimeve të stacioneve të pompimit, ujesjellesa, mbrojtjet lumore nga gërryerjet etj
BANKA SOCIETE GENERALE Albania, insitucion financiar që ofron produktet dhe shërbimet financiare dhe bankare.
HYDROBORSH shpk. ka aktivitet kryesor ndertimin, operimin dhe transferimin e hidrocentraleve “Fterre” dhe “Fterre 1” tek Autoriteti Kontraktues, ku përfshihet financimi, ndërtimi, vënia në punë, prodhimi, furnizimi,transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës së konçesionit.
HIDROBEGAJ shpk. operon në fushën energjitike, duke realiuar financim, projektim, ndërtimin, vënien në punë administrimin, mirëmbajtje e hidrocentralit ”BEGAJ”, shitjen e energjisë së prodhuar dhe tranferimin e tij në përfundim të kontratës konçesionare.
ICERT promovon, krijon dhe akrediton insitutet model për çertifikimin e njohurive të përdorimit të kompjuterit, gjuhëve të huaja dhe aftësive të veçanta profesionale.
ENERGO-SAS operon në fushën e energjitikës, prodhim i energjisë elektrike duke shfrytëzuar burimet e energjisë nga hidrocentrali Sasaj, si dhe ato që gjënden në natyrë dhe janë të rinovueshtme.
ENERGJI GRUP, aktiviteti i saj konsiston në prodhim energjie elektrike, trasmetim dhe shperndarje te energjise elektrike, shit-blerje te energjise elektrike, importeksport te mallrave te ndryshem te te gjithe llojeve duke perfshire edhe energjine elektrike si dhe makineri qe ndihmojne ne prodhimin e energjise elektrike, makineri dhe pajisje elketrike, etj.
The PLAZA Tirana sh.a, operon në fushën e turizmit, hapjë dhe manaxhimi i hoteleve, e godinave dhe ambjenteve në të cilat ushtrohet aktivitet hotelier. Hapja dhe manaxhimi i sallave të konferencave në kuader të aktivitetit hotelier, etj.
SOGELEASE ALBANIA , ushtron veprimtarinë e dhënisë së qirasë financiare, qiradhënia financiare e sendeve të luajtshme dhe pasurive të paluajtshme, duke përfshire dhe financimin ose kredidhëniën në funksion të veprimtarisë së qirasë financiare.
GRABOVA HYDROPOWER akutalisht merret me ndërtimin e Hidrocentralit mbi Lumin Grabovë, të tipit BOT, (Ndërto-Opero-Transfero) si dhe me prodhim, transmetim dhe shitje të enërgjisë elektrike të prodhuar nga HEC-i mbi Lumin Grabovë. Shfrytezimi dhe-mirembajtja e kaskades si më sipër gjatë periudhes konçesionare.

#4 Tom Doshi ka lindur në Shkodër më 6 qershor 1966. Është biznesmen dhe politikan shqiptar, deputet i Partisë Socialiste për tre legjislatura të njëpasnjëshme duke filluar nga viti 2005. Pas rikthimit në Shqipëri Tom Doshi realizoi një sërë manovrash në fushën e biznesit duke blerë dhe përvetësuar biznese të ndryshme, si një stabiliment të përpunimit të qumshtit dhe ndërmarjen më të fuqishme farmaceutike në vend. Gjatë viteve 1993-2005 ka qenë administrator i përgjithshëm i firmës së Ndërtimit “Aldosch” sh.p.k.Gjatë viteve 2000-2005 ka qenë drejtor i përgjithshëm i Industrisë Farmaceutike “Profarma” sh.a.

Më poshtë shohim kompanitë specifike:

Aldosch në import-eksport të artikujve të ndryshëm, tregtim të karburanteve, lubrifikantëve,aktivitet në fushën e ndërtimit, etj
Galaxy me tregëtimin me shumicë dhe pakicë , import-eksport dhe shitje me shumice te produkteve farmaceutike OTC, produkte bimore, kozmetike, produkte farmaceutike, produkte veterinare dhe materiale konsumi mjekesore dhe paisje mjekesore, zhvillimin e aktiviteteve per promocion marketing mjekesor dhe farmaceutik.

Profarma me prodhimin, tregëtimin në tableta dhe drashe, solucione injektabel, preparate galenike si dhe prodhime kozmetike.
Antibiotik në prodhimin, perpunimin, konfeksionimin, import-eksport-tregtimin me shumicë e pakicë në keto fusha: medikamentesh, materialesh mjeksore dhe aksesorëve te tyre, materialeve dentare e veterinare, materialeve higjeno sanitare, të solucioneve injektabel, të lengjeve të distiluara e atyre të gazuara.

#5 Behar Cukaj Veprimtaria e tij ekonomike mbizotërohet kryesisht nga tregtimi i hidrokarbureve. Tri kompanitë ku ai është zotërues i drejtpërdrejtë janë : OLSI, Bolv Oil dhe Alb Drilling.

Objekti bazë i këtyre kompanive është tregtimi i hidrokarbureve, por ka edhe degëzime të tjera. Psh OLSI është një kompani që merret edhe me fushat si Bar restorante, hoteleri, bar-kafe, servis automjetesh, lavazh, transport me shumice e pakice te artikujve industrial dhe ushqimor si edhe një Agjensi Turistike .
Bolv Oil është specializuar në fusha si ndërtimi i rrugëve dhe transporti ndërkombëtar i mallrave të ndryshëm.
Përsa i përket Alb Drilling, intesitetit i saj është më i avancuar duke qenë se ajo merret me studime, projektime, kerkime, zbulime e konturime, nxjerrje dhe zhvillime, sherbime e supervizime, eksporte, importe dhe prodhimin e makinerive e paisjeve, transportin, grumbullimin, pergatitjen dhe tregtimin. prodhimin e nenprodukteve dhe tregtimin e tyre me shumice. studime, projektime, zbatime e supervizime ne fushen e mjedisit. Negocime, supervizime, sherbime e ekspertize ne fushen e kontratave hidrokarbure dhe minerare.
Aktiviteti kryesor i Behar Cukaj mbetet tregu i hidrokarbureve, me nëndegët e tij.

#6 Renis Tërshana ka lindur në Tiranë më 23.09.1971. Ai është një sipërmarrës kryesor shqiptar me një histori të gjatë dhe të suksesshme investimesh në një shumëllojshmëri industrish në Shqipëri. Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Austri, z. Tershana themeloi grupin R & T në fillim të viteve 90. Në zotërimet e tij direkte shohim :

Scan një veprimtari radiotelevizive dhe përgjithësisht çdo operacion financiar tregëtar , industrial me pasuri të paluajtshme ose të luajtshme që mund të lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me ushtrimin e veprimtarisë radiotelevizive. R&T me tregtimin e artikujve të ndryshëm industrial dhe ushqimor , import eksport etj.Shoqëria zhvillon aktivitetin e saj edhe në fushën e programimit të software dhe platformave software.
Banka Credins me veprimtaritë bankare dhe financiare të gjitha format e kredidhënies duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekore , faktoringun dhe financimin e transaksioneve financiare , qeranë financiare.
Asfaltstrada në prodhimin dhe shtrimin e asfaltit , prodhim dhe hedhje ose shtrim betoni .Në fushën e projektimeve të ndërtimeve civile , industriale turistike , prodhimin e materialeve inerte , ndërtime rrugësh , tunelesh , urash etj.
SICRED një kompani e fokusuar në policat e sigurimit të jetës.
ATEL ofrimi i shërbimeve , në telefoninë rurale fikse , punime e montime në impiante e prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë ,punime shërbimi në sipërfaqen e gjelbërimit.
Në zotërimet indirekte shohim :

Regjistri Shqiptar i titujve ALREG në kryerjen e veprimtarisë së regjistrimit të titujve për të gjithë titujt e lejuar sipas ligjit dhe në përputhje me liçencën e dhënë nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.
Credins Invest e lidhur me mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensioneve në përputhje me dispozitat e ligjit nr 10197 datë 10.12.2009 : Për fondet e pensionit vullnetar.
SICRED Assistance merret me shërbimet konsulencë /asistencë për zbatimin e legjislacionit dhe jo vetëm , por edhe të rregiulloreve teknike në lidhje me mirëqënien në punë gjatë kryerjes së punës dhe të veprimtarive të parandalimit.

#7 Idajet Ismailaj është në listën e 10 më të pasurve dhe përkatësisht renditet i shtati. Ai është pronar i drejtpërdrejt i FINMAN, një shoqerie e cila ka organizimin si nje shoqëri holding, dhe është zotëruese e kuotave në disa shoqëri te tjera, e specializuar për të ofruar asistence per shoqerite e zoteruara ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte nga vete Shoqeria apo ortaket e saj.

  • Shoqëria FINMAN zotëron kuotat në një numër shoqërish, që janë në pronësi indirekte të z.Ismailaj.
  • Kështu kompania IR e specializuar në ndërtim, dhe shitje të pasurive të paluajtshme. Albstar është gjithashtu e orientuar tek ndërtimi, transporti si edhe tregtia. Kompania ANGS është e specializuar në fushën e gazit ndërsa AOS merret me tregtimin dhe transportimin e naftës bruto, karburanteve të ndryshëm dhe nënprodukteve të tyre.
  • Kompania VIBTIS ka një sërë veprimtarish, duke filluar nga tregtimi i lëndëve djegëse, tek grumbullimi i skrapit tek ndërtimtaria.
  • Dy kompanitë ASAB dhe APM janë të specializuara respektivisht në prodhimin e asfaltit dhe prodhimin e materialeve metalike.
  • Kështu veprimtaria e Idajet Ismailaj është relativisht e diversifikuar. Ajo merret jo vetëm me tregtim por edhe me prodhim. Pasuritë e paluajtshme, karburantet, asfalti dhe materialet metalike janë produktet kryesore që përbëjnë ofertën e kompanive të tij.

#8 Besnik Sulaj një prej biznesmenëve më të pasur në shqipëri për vitin 2017 , duke u përfaqësuar me një numër të madh biznesesh në sektorë të ndryshëm të tregëtisë duke krijuar një portofol të diversifikuar. E ka nisur karrierën e tij në biznes e tij në vitin 2005 me kompaninë Dajti98 , e fokusuar në ndërtime të ndryshme civile dhe ekonomike si ndërtime civile , industriale , turistike , bujqësore etj deri në 2 kate dhe mbi 2 kate dhe kompletimi me instalimet e nevojshme. Ne sektorin e marketingut me kompaninë Orizon duke ndërmarrë veprimtari në fushën e reklamave të llojeve te ndryshme.

Kompania PGH-Progress Group Holding me kryerjen e veprimeve të shitblerjes së pasurive të paluajtshme dhe investimeve në keto pasuri si dhe çdo aktivitet të ngjashëm në fushën e real estate .
Kompania Panahor Invest e cila është objekt i shoqërisë do të konsistojë në veprime mbi pasurite e paluajtshme , duke përfshirë por pa u kufizuar në shitje dhe blerje e pasurive të paluajtshme , qiradhënie e pasurive të paluajtshme , në zhvillimin e projekteve për pasuri të paluajtshme.
Sulaj Progres Group e cila merret me administrimin e fondeve , investimeve dhe ndermarrjet , menaxhimin e shoqërive , mbikqyrjen e tyre dhe transaksione në fusha të ndryshme.
TAIWAN e cila është e fokusuar në fushën e tregëtisë së bareve , restoranteve e hotelerisë duke përfshirë këtu të gjitha ambjentet argëtuese , disko , klube nate e lojra të ndryshme argëtuese si bilardo apo videogame.
Unik një kompani në sektorin e ndërtimit , instalimit dhe menaxhimit të reklamave të ndryshme.
Por veç kompanive që ai zotëron në mënyrë direkte ai është është partner edhe në disa kompani të tjera.

Diga e cila merret me kryerjen dhe marrjen pjesë në të gjitha aktivitetet që një shoqëri me përgjegjeësi të kufizuar mund të ushtrojë në bazë të legjislacionit shqiptar dhe në veçanti : investime në fushën e pasurive të paluajtshme.
Aquadrom Tirana merret me kryerjen e aktiviteteve në fushën e import-eksportit , punime hidrosanitare dhe ngrohje qëndrore , impiante të zbutjes dhe përpunimit të ujit të pijshëm pishina , filtra uji dhe ngrohje diellore.
Regency International Casino Tirana në sektorin e veprimtarisë të kazinove dhe lojrave të fatit dhe çdo veprimtari tjetër që ka lidhje me to.
Tirana Parking ku kompania u ndërmor me projektimin financimin , ndërtimin , testimin , operimin dhe mirëmbajtjen e një parkimi nëntokësor në parkun Rinia si dhe në përfundim të afatit të konçesionit transferimi i parkimit nëntokësor në parkun Rinia Tiranë.

#9 Edmond Leka ka lindur në Vlorë, më 14.03.1964. Ka mbaruar studimet e larta ne degën e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës, gjatë periudhës 1983–1988. Në vijim, gjatë periudhës 2006-2011 ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik. Ka marrë titullin Master Shkencor në Shkenca Administrative gjatë periudhës 2014-2016, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Ka ushtruar profesionin e Inxhinierit pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve në Vlorë dhe pranë URT në Durres gjatë periudhës 1988-1991. Por më pas ai është drejtuar në karrieren në biznes duke u ndërmarrë direkt në disa kompani dhe në mënyrë indirekte si më poshtë.

Union Financiar Tiranë e cila është në sektorin e këmbimit valutor , blerje shitje në valutë , çeqe udhëtarësh etj
Union Bank Sha një institucion bankar që pranon dhe grumbullon depozita bankare,të japë kredi , të marrë hua mjete financiare dhe të blejë ose të shesë për llogari të saj apo për llogari të klienteve.
Pluton Investor me përfshirjen në veprimtari tregtare , shit blerje aksionesh , eksport-import mallrash .Ndërtim dhe investime në fushën e ndërtimit.
Në zotërime indirekte ai është partner në disa kompani si:

Paylink për shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave.
Auto-City me eksportimin, importimin ,promovimin dhe tregëtimin e artikujve dhe mallrave të çdo lloji në mënyre të veçantë të automjeteve.
Landeslease në veprimtarinë e qerasë financiare në përputhje me ligjin për qeranë financiare.
Albanian Courier është një shërbim postar , agjenci doganore , magazinë doganore dhe shërbime të tjera doganore .Korrospodencën : letrat , kate postale , shtypshkrimet mostrat , literaturën për të verbërit , paketat e vogla , të adresuara.
Digitalb ndërmerr pjesën e ndërtimit , tregëtimit të sistemeve të telekomunikacioneve .Prodhim të shërbimeve audio dhe video .Ndërtimi dhe tregtimi i sistemeve të telekomunikacionit dhe transmetimeve televizive.

Media Union me Botimin , prodhimin dhe shpërndarjen e revistave , gazetave , organizimin e te gjithave aktiviteteve kulturore , artistike , kryerja e aktiviteteve të marketingut , konsulencë në fushën ekonomike dhe financiare , operacione industriale , tregtare .
Plus communication një shoqëri telefonie celularë që ka operuar në tregun shqiptar.
Uni –Cons në ndërtime , sistemime territori , riparime , ndërtime mekanike , hidraulike , elektrike dhe veprimtari të tjera të ngjashme .Administrim dhe mirëmbajtje ambjentesh.
Union Travel Co një agjenci turistike .Agjent për transferimin e parave në emër dhe për llogari të një subjekti jo-bankë.Agjenci udhëtimi turistike për udhëtime tokësore , ajrore dhe detare.
United Motors në tregëtimin e automjeteve të çdo marke e tonazhi të reja ose të përdorura .Tregëtim pjesësh auto dhe tregëtim të çdo lloj malli që ka të bëjë me çdo lloj automjeti , përfshirë bateri, goma etj.
Union Distribucion Servis Albania në konsulencën në fushën e biznesit dhe administrimin , aktivitet marketing , agjent komisionar apo përfaqësues për firmat e ndryshme të vendit dhe të huaja , si edhe të gjitha operacionet industriale.
Albania Cargo Service në transportin ndërkombëtar ajror , detar dhe tokësor mallrash të ndryshëm duke përfshirë zhdoganimin , magazinimin dhe paketimin.
Automobile Touring Club me ofrimin e sherbimit të asistencës në rrugë për të gjithë përdoruesit e mjeteve motorike vendase dhe të huaja .Organizimin e të gjitha evenimenteve që lidhen me promovimin e automobilit apo mjeteve të tjera motorike.

#10 Aleksandër Pilo, i rënditur në vëndin e 10 nga Insitituti Pashko, për nga pasuria që posedon, rezulton të jetë pronar i pjessëshëm ose i plotë i këtyre njësive biznesi:

EMIGRES sh.p.k, e cila operon në tregun vëndas që prej vitit 1999, dhe ka aktivitet kryesorë imprt-eksport pllakash, hidrosanitare, mobilie, transport. Më tej, kjo kompani ofron gjithashtu krijim dhe vënie në shërbim të hapsirave publicitare statike ose lëvizëse.
CREDINS BANK, e cila është e para bankë me kapital tërësisht vëndas dhe që realizon veprimtari financiare dhe bankare.
SICRED sh.a, prezente në tregun Shqiptar që prej vitit 2004, ofron shërbimë në sigurimin e jetës.
TIRANA Shopping CENTER sha, qëndër tregtare, ofron dhënien me qera të ambjenteve në pronësi të shoqërisë., gjithashtu, realizon import, eksport, tregti me shumicë dhe pakicë e mallrave të ndryshem ushqimorë dhe industriale.
SCAN sh.a,realizon veprimtari radiotelevizive dhe përgjithësisht çdo operacion financiar tregetar, industrial me pasuri të paluajtshme ose të luajtshme që mund të lidhet drejtëpërsëdrejti ose terthorazi me ushtrimin e veprimtarisë radiotelevizive.
Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG sh.a, e cila kryen veprimtarinë e regjistrimit të titujve, për të gjithe titujt e lejuar sipas ligjit dhe në përputhje me liçencen e dhënë nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare.
CREDINS INVEST, e cila kryen mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensionit.
SIGRED ASSISTANCE e cila ofron shërbime konsulence/ asistence për zbatimin e legjistracionit po edhe për të rregulloreve teknike në lidhje me mirëqënien në punë gjatë kryerjes së punës dhe veprimtarive parandaluese si dhe shërbime konsulence e asistence për organizimin e veprimtarive parandaluese dhe mbrojtëse, në përshtatje me madhësinë e institucionit, /institucionit dhe punëmarrësit.
CITYPARK sha, qëndër tregtare, ofron dhënien me qera të ambjenteve në pronësi të shoqërisë., gjithashtu, realizon import, eksport, tregti me shumicë dhe pakicë e mallrave të ndryshem ushqimorë dhe industriale.
Bursa Shqiptare e titujve ALSE, e para bursë titujsh me kapital privat që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë.

Nga sa më lart mund të themi se sipërmarrja shqiptare është e prirur drejt investimeve në fushën e hidrokarbureve , energjitikës , ndërtimit dhe import-eksportit të mallrave të ndryshëm. Një tjetër analizë me interes do të ishte mbi tematikën se si bëhen paratë në Shqipëri, për të kuptuar më qartë dhe realisht natyrën e biznesit dhe klimën e saj, me qëllim identifikimin e atyre parametrave që kërkojnë studim dhe përmirësim më të thellë, me qëllim arritjen e një përmirësimi të klimës së biznesit dhe krijimin e aksesit më të madh dhe mundësive gjeneruese dhe rigjeneruese të të superpasurve shqiptarë. Në tërsi vihet re se 10 super të pasurit shqiptar kanë të dviersifikuara industritë në të cilat operojnë por akoma më e rëndësishme është fakti i shtrirjes rajonale sic është rasti i grupit Balfin me në krye Samir Mane. Duhet gjithashtu të theksohet se Samir Mane i cili është në vendin e parë si dhe disa sipërmarrës të tjerë nuk kanë mardhënie direkte me financat publike në formën e koncensioneve apo PPP. Kjo është një shenjë pozitive në kulturën e të bërit biznes në Shqipëri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *