Publikoi foto për Shën Valentin me Greg Ramën, Xhesi Muçaj sqaron të vërtetën e lidhjes

Kulturë Showbiz

Një nga lajmet më të përfolura të disa ditëve mëparë ka qenë ajo për moderatoren simpatike të Ora News,  Xhesi Muçaj dhe djalin e Kryeministrit, Greg Rama.

Pas Xhesi postoi një foto pranë Gregut, më 14 Shkurt, mediat dhe publiku aluduan se mbase mes tyre kishte nisur një lidhje, por është vetë Xhesi që u përgjigjet ‘gojëve të liga’, në emsionin Glamour Zone në TV ORA.

Ester Bylyku: U përhapën fjalë nga më të ndryshmet, besoj dhe ti i ke dëgjuar. Të ka ardhur mirë, apo s’të ka ardhur mirë, këtë do na e thuash tani. Por u tha që ju, jeni në një lidhje. Si është e vërteta?

Xhesi Muçaj: Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Unë nuk e kam njohur Gregun personalisht, unë dhe Gregu kemi miq të përbashkët. Ky ka qenë fakti që ne kohët e fundit jemi bërë shumë miq. Dhe në fakt, ne jemi të gjithë single (beqar) në atë grupin tonë shoqëror dhe kishim dal të gjithë për 14 Shkurt. Duke mos e patur mendjen fare që është 14 Shkurti, duke berë bisede për një projekt të ardhshëm që Gregu ka, bëmë një video për të qeshur. Që mos të alduonin njerëzit unë shkruajta ‘bestie’ (shok i mirë). E postova, por ngaqë ishin orët e vona, nuk e mendova shumë gjatë, as nuk e mendova se njerëzit do ta keqkuptonin. As nuk e mendova që ishte Shën Valentinin. 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *