Punësim sezonal në Gjermani, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Lajme Sociale

Studentët shqiptarë kanë mundësi punësimi sezonal në Gjermani gjatë pushimeve verore. Ambasada e Gjermanisë ka publikuar një thirrje nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, (DIMAK Albania) në lidhje me 4 hapat që duhet të ndjekin studentët shqiptarë që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Së pari ata duhet të lexojnë me vëmendje fletën e informacionit. Më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale.

Së treti duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes (nëse kanë) dhe lejen e drejtimit (nëse kanë). Së katërti duhen dorëzuar dokumentet origjinale pranë DIMAK Albania deri më 14 shkurt ora 15:00

DIMAK Albania thekson se, “përmes Facebook do të publikojmë edhe sesionet e ardhshme informuese ku ju mirëpresim për një prezantim të programit, si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve që mund të keni. Na ndiqni rregullisht për t’u njoftuar në kohë mbi aktivitetet”.

Synimi i qendrës së informacionit DIMAK është sjellja në një vend të përbashkët e ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së migrimit legal në Gjermani dhe veçanërisht rreth temës së nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *