Punime në Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ARRSH: Si devijohet trafiku për 45 ditë

Kryesore Lajme Sociale

ARRSH fillon qe nga 13 shtatori rehabilitimin e segmentit Vorë- Kthesa Rinas – Fushë Krujë

Përmes një deklarate, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se në kuadër  të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga nesër do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e nesërme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë është 45 ditë.

Segmmenti i sipercituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës se kryerjes së punimeve.

Dogana e Tiranës do të jetë e aksesueshme nga ana e Vorës.

Devijimi i trafikut do të jetë sipas sinjalistikës provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Fotografia e Autoriteti Rrugor Shqiptar - Faqja Zyrtare
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *