Pushimet në Shqipëri? Plas sherri mes Fatmës dhe Aulonës

Kryesore Kulturë Showbiz

Pushimet në Shqipëri dhe shumë të ? Kjo ka qenë debati që ka hapur Fatma Haxhialiu, moderatorja e emisionit Thumb nëpërmjet rrjetit social Instagram, çka ka hapur shumë komente të ndjekësve të saj.

Fatma ka ftuar shqiptarët që të lenë pushimet e shtrenjta në Shqipëri, ku çmimet në jug të vendit janë tejet të kripura, duke i sugjeruar që të shiojnë vetë vende të pashkelura, e të mos kërkojnë hotele por të tentojnë të provojnë eksperienca që do t’i kushtojnë më pak xhepave të tyre.

Por ky sugjerim ka hapur një debat tejet të madh me shoqen e saj te emisionit Aulona Musta, e cila e ka kontestuar këtë qëndrim. “Prandaj shkojme dhe vizitojmë kalatë e botës ku janë e ku nuk janë… sepse kudo që të shkosh të ofrojnë 100 alternativa për të bërë e për të parë…Prandaj në çdo vend të botës ke mundësine të bësh super pushime, por nuk di sa mund ta thuash këtë për Shqipërinë, sepse vetëm natyra nuk mjafton për të bërë super pushime…dhe jam e sigurtë që për këtë biem dakord qe te gjithe!”, replikon Aulona. Ndërsa Fatma, siç duket e pakënaqur nga ky reagim është komentuar ta bindë kolegen e saj për turizmin me me pak shpenzime. Gjurma.al po posotn debatin mes dy moderatorëve.

Debati

sipas_fatmes: A bëhen super pushime me pak leke në Shqipëri?

Po të marresh një çantë shpine e në vend që të gjesh vendet më luksoze për të bërë check in, të dalesh të ekspolorosh këtë vend, as vet nuk do e besoni sa shumë do kënaqeni. Harroni shezlongun 20 mijë lekë dhe omletat 900 lekë, dilni dhe vizitoni gjire të virgjëra, në vend që të kërkoni hotelet me yje e xixa provoni të flini në tendë e të shikoni yjet, provoni mikpritjen e vendasve që hapin dyert e shtepive për pushuesit, për pak lekë.

Ndihmoni bizneset e vogla familjare, provoni të hani peshkun e freskët të gatuar në qymyr nga peshkatarët te ajo barakja e kashtës, shkoni te restoranti i shtëpisë, ku gatuan një gjyshe ose amvisë me duart e arta.

Jam dakord të denohen abuzuesit, mashtruesit që po e rrënojne turizmin e këtij vendi të bekuar. Bojkotoni shërbimet e fodullëve, bojkotoni vjedhjet që bëhen hapur, por mos bojkotoni natyrën e bukur të Shqipërisë!

Na ka bekuar Zoti, nuk ka më të bukur se ky vend

aulonamusta@: Sipas_fatmës prandaj shkojme dhe vizitojmë kalatë e botës ku janë e ku nuk janë… sepse kudo që të shkosh të ofrojnë 100 alternativa për të bërë e për të parë…Prandaj në çdo vend të botës ke mundësine të bësh super pushime, por nuk di sa mund ta thuash këtë për Shqipërinë, sepse vetëm natyra nuk mjafton për të bërë super pushime…dhe jam e sigurtë që për këtë biem dakord qe te gjithe!

sipas_fatmes” @aulonamusta po ça lidhje ka kalaja apo të tjera destinacione me pushimet. Robi i viziton dhe për kulturë dhe qejf. Dhe nuk flas për ata që kanë mundësi të vizitojnë kalatë e botës, por për ata që qahen se s’kanë lekë për pushime apo fundjava jashtë. Nderkohë një fundjave apo një natë ne Gjirokaster është mësë e perballueshme nga çdo familje me të ardhura mesatare.

Aurelagaceofficial Jam shume dakort me ty. Ne cdo pike. Vendi jone eshte vertete I bukur e me njerez te bukur

sipas_fatmes@aulonamusta Borshi 35 mijë lekë nata, 40 mijë lekë dreka familje dhe çadra 300 leke . Ka mundësi. Kjo qe them unë patjeter që eshtë aventure ama andej nëpër brigje kishte të huaj me ata dy kalamaj që thua ti një në kangur tjetrin përdore. Ca edhe flinin ne tende te kampi ne Krorez. Asgje e jashtezakonshme per ata

sipas_fatmes@: aulonamusta dhe nuk thash kemi turizem, thash kemi natyre te mrekullueshme qe as ate atyre 18 apo 25 vjecareve nuk i vete mendja ose pertojne ta eksplorojne se duan te shellehen ne shezlongje me perde dhe Moet. Dhe ne nje pyetje te thjeshte qe bera ne story a e keni vizituar kalane e Gjirokastres gati 60% e pergjigjeve eshte jo. Me duket e trishte dhe Gjirokastra eshte nje dashuri. Pervec pjeses ekonomike ne fakt nuk kemi as informacionin e duhur apo lobimin e duhur per te levizur qofte edhe fundjavave te hapim syte brenda per brenda.

almakrepi@: Sipas_fatmes & @aulonamusta pritni tituj bombardues neper portale😜😜Te tipit :Fatma e Aulona “sherr”per pushimet ne Shqiperi…ose Fatma ka dicka per tju thene pushuesve shqiptare..Por ja si I pergjigjet Aulona..etj etj…😝😝😂😂Eshte e drejta gjithkujt Se si koncepton e ideon pushimet e veta…njerezit jane te lire te zgjedhin…Po me kete ekomomi eshte ulur ndjeshem nr i pushuesve shqiptare nga cmimet shume te larta…shkurt hesapi shqiptari ka lindur per te vuajtur😩😩

sipas_fatmes: @almakrepi hahahahahahaaa e mire se debat konstruktiv eshte. Jam dakord qe ne fakt niveli i larte i varferise sjell dhe hallet e tjera. Fatkeqesi mos te kesh mundesine te gezosh vendin tend 😔

 

https://www.instagram.com/p/BmYjVexn4DO/?explore=true

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *