“Pushoni ju q…robt”, gazetarja reagon pas videos që bëri bujë

Lajme Politikë

Moderatorja e emisionit ‘Fakt’, në televizionin lokal të Fierit, Tv Apollon Marsela Topi ka reaguar pas videos  që bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme, ku doli  jashtë çdo kornize dhe shpërtheu në të shara  në studion.

Në një prononcim për Neësbomb, ajo ka treguar se nuk i është drejtuar kolegëve të saj, por dy personave që shoqëronin Zotin Cakrani. Pasi sipas saj, ata ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm.

Topi ka theksuar se frazën që pushtoi mediat e ka ruajtur montazhieri, për t’i treguar sesa nervoze ishte bërë. “ Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja live’, u shpreh Marsela Topi.

Më tej moderatorja ka shtuar se publikimi i videos është përpjekje për t’i prishur imazhin dhe një sulm politik.‘Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik. Fieri është bastion socialist. Do ju pëlqente të dëgjonin vetëm lëvdata per qeverinë. Unë u jap mundësinë në temat që trajtoj duke qenë në koherence të plotë me realitetin, të shprehen lirshëm. E prisja në fakt një sulm në një moment të caktuar, por jo të një niveli kaq të ulët. Gjithsesi une nuk ndihem aspak keq”, përfundon moderatorja.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *