Qafë-Thanë, aksident në rrugë, autobusi me nxënës del nga rruga: Tmerri që përjetuam

Kronike Kryesore Lajme

Një autobus me nxënës është aksidentuar në Qafë – Thanë dhe si pasojë disa prej tyre kanë mbetur të lënduar lehtë.

Aksidenti raportohet se ndodhi pasditen e kësaj të premteje (17 nëntor).

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit kanë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”.

Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të aksidentit në Prrenjas, i cili ka qenë në një makinë private pas autobusit kur ka ndodhur aksidenti dhe më pas iu ka dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci që i kanë shpëtuar vdekjes mrekullisht sot kur ishin nisur për një eskursion.

Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një ambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17. Ata janë dërguar në ambulancën e Prrenjasit për ndihmën e parë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *